BM – Londra diskuton me aleatët për sanksione kundër Rusisë pas sulmeve kibernetike

82

LONDËR, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Londra do të diskutojë me aleatët sanksione të reja kundër Rusisë pas akuzave që bëri ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt për sulme kibernetike të zhvilluara nga shërbimet sekrete ushtarake ruse GRU.

“Qeveria ruse duhet të dijë se nëse shpërfillin ligjin ndërkombëtar në këtë mënyrë, do të ketë pasoja”, tha Hunt.

“Britania e Madhe do të jetë duke diskutuar me aleatët e saj se cilat do të jenë sanksionet që duhet të vendosen”, theksoi ai.

“Si dhe do të diskutojmë se si duhet të punojmë me miqtë dhe aleatët për të shtyrë këto sulme kibernetike, që është një lloji i ri sulmi me të cilin duhet të përballet e gjithë bota”, vazhdoi ministri britanik. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.