Swoboda: Në Tiranë, në Konferencën mbi përgjegjësinë serbe dhe shqiptare për rajonin

TIRANË, 3 tetor /ATSH- I. Vata/ – Eurodeputeti Hannes Swoboda ka mbërritur në Tiranë sot për të marrë pjesë në konferencë që organizohet  nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencia e lajmeve serbe,  Tanjug, me  temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Eurodeputeti, Swoboda  thekson se të dy vendet, Shqipëria dhe Serbia duhet të kontribuojnë për demokraci pa imponuar konceptet e tyre.

“Në Tiranë në një konferencë mbi përgjegjësinë serbe dhe shqiptare për rajonin. Të dy vendet duhet të kontribuojnë për stabilitetin dhe demokracinë.  Pa imponuar konceptet e tyre”, shprehet Swoboda. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.