SUEDI – Nobeli në Kimi, fitues dy amerikanë dhe një britanik për modifikimin e proteinave për qëllime terapeutike

STOKHOLM, 3 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi Nobel në Kimi iu dha dy amerikanëve dhe një britaniku, të cilët u frymëzuan nga parimet e evolucionit të Darvinit për modifikimin e përbërësve të proteinave për qëllime terapeutike apo industriale.

Dy fituesit dhe fituesja e Çmimit Nobel në Kimi 2018 kanë ”zbutur parimet e evolucionit”, duke i hapur rrugën prodhimit të materialeve të reja apo biokarburanteve më të pastra, dhe terapive inovative. Njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave .

Nobeli u nda përgjysmë mes amerikanes Frances Arnold, 62 vjeçe dhe gjysma tjetër shkon për bashkëkombasin e saj George Smith, i lindur në 1944, dhe britanikun Gregory Winter, 67 vjeç./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.