Stoltenberg: Marrëveshja me Greqinë, rruga e vetme për në NATO dhe bashkësinë ndërkombëtare

BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-MIA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për të hyrë në Aleancë dhe në organizatat e tjera, por Maqedonia në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta Marrëveshjen me Greqinë de plotësisht e mbështes implementimin e saj”, tha Stoltenberg, para një takimi të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.

Ai theksoi se “kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin”.

“Do ta pranojmë vendin si anëtarin e 30-të, por marrëveshja për emrin duhet të implementohet patjetër”, thotë Stoltenberg. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.