SHBA – Uashingtoni i jep fund traktatit të miqësisë së vitit 1955 me Iranin

UASHINGTON, 3 tetor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja i ka dhënë fund traktatit të miqësisë të vitit 1955 me Iranin pasi Gjykata e OKB-së vendosi se Uashingtoni duhet të tërheqë disa nga sanksionet kundër Iranit.

“Përfundimi i këtij traktati është një vendim i vonuar për 39 vite”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo duke iu referuar Revolucionit Islamik të shkurtit 1979, kur kleriku Ajatollah Komenei mori kontrollin e Iranit.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar shumë shpejt që kur SHBA-ja doli nga marrëveshja ndërkombëtare e arritur në vitin 2015 për të limituar programin bërthamor iranian dhe rivendosi një seri sanksionesh. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.