SHBA – Maas: Kemi të njëjtat objektiva me Uashingtonin për Iranin

UASHINGTON, 3 tetor /ATSH-AFP/ – Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat objektiva në lidhje me Iranin ndonëse nuk bien dakord mbi mënyrën, garantoi sot në Uashington ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Në fund të fundit, ne kemi të njëjtat objektiva në lidhje me Iranin”, tha ai para medias pas një takimi prej një ore me kreun amerikan të diplomacisë, Mike Pompeo.

“Ndonëse kemi këndvështrime të ndryshme, ne duam një koordinim të ngushtë”, garantoi ai.

SHBA-ja u tërhoq në maj nga marrëveshja mbi bërthamoren iraniane të arritur në vitin 2015 nga fuqitë e mëdah me Teheranin, duke kritikuar brishtësinë e saj dhe faktin që nuk merrte parasysh programin e raketave balistike iraniane si dhe rolin të gjykuar “destabilizuar” të Teheranit në Lindjen e Mesme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.