Rrezikonte shembjen, restaurim kishës në Libohovë

158

TIRANË, 3 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kisha e profetit Ilias në Libohovë, e shpallur monument kulture, por që rrezikonte shembjen, do të restaurohet pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes të disa banorëve të kësaj zone.

Ankesa në platformën e bashkëqeverisjes u adresua në datën 2 shtator nga Doloreza Mosko, e cila përfaqësoi banorë të fshatit Stegopul, Bashkia Libohovë.

Shqetësimi i ngritur nga banorët lidhej me mirëmbajtjen e monumentit të kulturës – ‘’Kishën e Profet Ilisë’’, pasi çatia dhe muri i jashtëm i kësaj kishe monument, rrezikojnë shembjen.

5 ditë pas ankesës një ekip me specialistë nga Instituti i Monumenteve dhe DRKK Gjirokastër vizituan Manastirin e Profet Ilias në fshatin Stegopul të Gjirokastrës për të parë situatën në vend.

Janë bërë verifikime, fotografime e rilevime dhe në datë 26 shtator 2018 u miratua projekti për restaurimin me objekt: “Kisha e profet Ilisë, Stegopull, Libohovë”.

Qytetarja iu drejtua platformës në datën 2 shtator 2018 dhe mori përgjigje më datë 17 shtator 2018. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.