Remonti i OSHEE-së, kufizim energjie në disa zona të Fierit

TIRANË, 3 tetor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton abonentët e Fierit për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona për shkak të remontit.

“Për shkak të remontit të planifikuar të OSHEE në nst Fieri 1, në datën 4 tetor do të ketë kufizime energjie në disa zona gjatë intervalit kohor 09:00-14:00”, shperehet OSHEE.

Po ashtu, OSHEE shton se “Pa energji do të mbesin: Lagjia “1 Maji”, “Kongresi i Përmetit”, “11 Janari”, “Sheqi i Vogël”, Liri, “Apolonia”, “Kryengritja e Fierit”, “16 “Prilli, ish-komuna Portez. 5 tetor, pa energji: Fidri i Naftës, Lagjet “1 Maji”, “Kastrioti”, “Apollonia”, “Kryengritja”, Ish- Komuna Portëz, Kraps, Plyk, Mbyet, Sheqi i madh, Bishanak, Ish Komuna Mbrostar, “11 Janari”, Liri, Ish Komuna Qendër: Zhupan, Drizë, Ish Komuna Zharëz: Verbas, Zharëz. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.