Murra: Shoqëria civile, tashmë ka zgjeruar lidhjet në Ballkanin Perëndimor

Murra: Shoqëria civile, tashmë ka zgjeruar lidhjet në Ballkanin Perëndimor

“Një nga çështjet që u ngrit sot është njohja më e mirë me njëri tjetrin, kjo i mungon vendeve tona. Kjo konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë”, tha Murra, drejtor Ekzekutiv i Fondit për Ballkanin Perëndimor. Ai shpjegoi se fondi është një organizatë ndërqeveritare, që ka për qëllim forcimin e kontaktit mes njerëzve.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 3 Tetor 2018

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Përveç kontekstit liberal, marrëdhëniet me Serbinë janë parë edhe në kontekstin rajonal nga Gjergj Murra, drejtor Ekzekutiv i Fondit për Ballkanin Perëndimor, panelist i konferencës ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, organizuar në Tiranë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Një nga çështjet që u ngrit sot është njohja më e mirë me njëri tjetrin, kjo i mungon vendeve tona. Kjo konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë”, tha Murra, drejtor Ekzekutiv i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Ai shpjegoi se fondi është një organizatë ndërqeveritare, që ka për qëllim forcimin e kontaktit mes njerëzve.

“Anëtarët përfshijnë 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Fondet që paguajnë qeveritë në shuma të përbashkëta. Ky është element i rëndësishëm se për herë të parë qeveritë e këtyre vendeve mbledhin fonde”, tha ai. “Me çfarë merremi? Japim fonde për qytetarët në rajon, ku një organizatë që kërkon fond, duhet të gjejë dy partnerë nga rajoni, dhe që vjen me një ide të përbakët për të rritur kështu netëorkun e përbashkët në rajon. Kemi patur sukses, duke u bazuar në thirrjen e parë. 350 aplikime, 1300 partneritete. Ndërkohë që shifrat mbi partneritetet në projekt tregon se rajoni është gati për t’u maturuar”, tregoi Murra rastin nga puna e vet.

Sipas tij, nga këto projekte 47% i takojnë Serbisë dhe Shqipërisë. Konkluzioni që ai nxori është se OJQ në të dyja vendet janë të mirëpritura. “Shoqëria civile në rajon është e lidhur tashmë. Ka dhe shume projekte të tjera në zbatim”, tha ai.

Murra bëri të ditur se “një rezultat tjetër ka të bëjë se aplikimet kishin standarde të larta dhe profesionale. Nga të dy anëtarët në të dy vendet konkluzioni i tretë është që OJQ-të në të dy vendet janë të mirëpritura. E dimë që bashkëpunimi rajonal ka filluar dhe vazhdon prej shumë vitesh, shoqëritë civile në rajon janë të lidhura nga 18 projekte që kemi në zbatim kemi 27 partneritete mes shqiptarëve e serbëve, që janë në fazën implementuese”.

Një e dhënë tjetër, vijoi ai, që do ndaj me ju ka të bëjë se nuk kemi pasur mundësinë të mbështesim financiarisht të gjitha projektet. “Vetëm 3% kemi mundur të mbështesim një përqindje e ulët që mund të dekurajojë aplikimet në të ardhmen”, shtoi ai.

Murra tha se “kemi pasur aplikime interesante si për shembull shkëmbime universitare bursa, shkëmbime muzeale, të mësuesve të historisë, të cilat nuk kemi pasur mundësi t’i mbështesim për shkak të mungesës së fondeve. Dua të përdor këtë mundësi në këtë konferencë, duhet të detyrojmë në thonjëza vendimmarrësit të inkurajojnë edhe kontaktet njerëzore në rajon.

“Kur pyetem se çfarë mund të bëjë Fondi Ballkanas më mirë kishte shumë përgjigje, por një person në Beograd shkroi se mund të zgjedhësh një shok, por nuk mund të zgjedhësh komshiun. Duhet të organizojmë më shumë aktivitete që sjellin njerëzit pranë njëri tjetri. Duhet të jetojmë në paqe me njëri- tjetrin dhe të jemi shokë nëse është e mundur”, theksoi Murra.

Ai tregoi se gjatë fazës implementuese të projektit kemi edhe projekte që janë në fazën e implementimit. Në Serbi kishte një festival arti në Nish dhe një grup artistësh të rinj shqiptare shkuan atje dhe kishin emocione të mëdha dhe këto janë emocionet kur ti nuk e njeh personin tjetër. Para disa javësh u shkrua në një gazetë të rëndësishme në Shqipëri për këtë ngjarje dhe të rinjtë u shprehën se surpriza më e madhe për ta ishte sesi na pritën. ‘Patëm emocione të mëdha, sapo u lançua Shqipëria një duartrokitje e madhe shpërtheu’, thuhej në shkrimin e gazetës”.

Mesazhi im, tha ai, është që të njohim më mirë njëri-tjetrin duke hequr paragjykimet gjithashtu duke njohur më mirë njëri tjetrin ne punojmë në paqtimin dhe duke bërë këtë gjë media luan një rol të rëndësishëm .

Murra u shpreh se “kam tre mesazhe të shkurtra për organizatorët e kësaj konference; ju lutem ndiqni shembujt e mirë të bashkëpunimit rajonal,i cili sjell përpara, shtyn përpara, sepse ato duhen treguar, duhen nxjerrë në dritë dhe në këtë aspekt Ballkani Perëndimor mund t’u mundësojë juve një informacion të ndryshëm për aktivitetet që ndodhin me projektet tona”.

“Ne jemi shumë të hapur për projekte që do të vijnë nga sektori i medias në nivele rajonalet, sepse nuk kemi aq shumë projekte nga media, në mënyrë që ne të nxisim bashkëpunimin midis mediave dhe rajonit. Fondi i Ballkanit është i gatshëm të mbështesë vijueshmërinë e këtij forumi midis ATSH-së dhe Tanjugut dhe për të zgjeruar formatin e agjencive të tjera publike në Ballkanin Perëndimor. Forumi tjetër mund të jetë i financuar nga rajoni dhe jo nga donatorët e jashtëm”, tha ai.

/k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.