VIDEO – Investime në infrastrukturën e brendshme të lagjeve të Fierit

Investime në infrastrukturën e brendshme të lagjeve të Fierit

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 2 Tetor 2018

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Investimet në infrastrukturën e brendshme të lagjeve të Fierit po vijojnë me prioritet për të garantuar kushte më të mira për qytetarët.

Aktualisht punimet janë ndalur në lagjen “Apolonia”, ku po ndërhyhet në infrastrukturën e rrugëve të brendshme dhe sipërfaqeve publike.

Kjo është një nga dhjetra ndërhyrjet që bashkia ka ndërmarrë në infrastrukturën rrugore, në sistemin bonifikues, përmirësimin e kushteve në godinat arsimore etj.

Gjatë vitit 2018, bashkia ka programuar disa investime në rrugët e qytetit dhe ato rurale përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.