MAQEDONI – Zaev: Zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka marrëveshje për ndryshimet Kushtetuese

SHKUP, 2 tetor /ATSH-MIA/ – Për disa ditë do të dihet nëse ekziston mundësia për të arritur një marrëveshjes me opozitën për një shumicë prej dy të tretave e cila nevojitet për t’u votuar ndryshimet Kushtetuese në Parlament, të cilat dalin nga Marrëveshja për emrin me Greqinë, tha dje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Zaev deklaroi se prej “sot fillojnë bisedimet me opozitën, në mënyrë që të shihet nëse ekziston mundësia për marrëveshje”.

Megjithatë, kryeministri maqedonas thekson se “nëse nuk ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje, atëherë e vtemja rrugë mbeten zgjedhjet e parakohshme”.

Një ditë pas referendumit, pozita dhe opozita bërtitën, me një “po” fituese (91,46% të votuesve që votuan) por gjithashtu edhe me një abstenim masiv (gati dy të tretat e qytetarëve të regjistruar) që ngre shumë dyshime në lidhje me një ratifikim në Parlamentin maqedonas. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.