Kroatët e Bjelovar, projekte për nxitjen e turizmit në Berat

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Bashkia Bjelovar në Kroaci dhe Qarku i Beratit do të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, kulturës, mjedisit dhe më gjerë.

Kjo u konfirmua gjatë vizitës në Berat të kryetarit të bashkisë Bjelovar, Kroaci, Dario Hrebak.

Ai zhvilloi një takim me kryetarin e këshillit të Qarkut Berat, Fatlli Adilaj, i shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit dhe bashkësisë së shqiptarëve në Kroaci, Martin Gojani, kryetar i këshillit të pakicave në Prefekturën Bjelovar dhe Skënder Zogaj.

Në këtë takim u forcua më tepër bashkëpunimi midis palëve, të cilat u angazhuan për të materializuar këtë frymë partneriteti.

Hrebak u shpreh i impresionuar nga qytetit i Beratit, veçanërisht zona historike e muzeale dhe zhvillimi i turizmit.

Bashkëpunimi me komunitetin e shqiptarëve në Kroaci është një urë e fortë lidhëse që do të sjellë forcim të marrëdhënieve dy palëshe dhe më tepër zhvillim në projekte të përbashkëta.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.