ITALI – Arrestohet kryebashkiaku i Riaces, një model i integrimit të migrantëve

ROMË, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Kryebashkiaku i Riaces, i prezantuar si një model i integrimit të migrantëve në jug të Italisë është arrestuar ditën e sotme, në një moment kur qeveria populiste po vë në pikëpyetje sistemin e akomodimit në struktura të vogla që përfitojnë shumë komuna.

Domenico (i quajtur Mimmo) Lucano, 60 vjeç është i dyshuar se ka ndihmuar imigracionin e paligjshëm duke favorizuar martesa fiktive për të mbështetur vajzat që iu ishte refuzuar e drejta e azilit, për të qëndruar në Itali.

Kryebashkiak që nga viti 2004, Lucano akuzohet gjithashtu edhe për anashkalim të procedurave të qeverisjes lokale, në shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të qytezës. Akuza mund të lidhet me programin e emigrantëve të tij, pasi dy kompanitë që kryejnë mbledhjen e mbeturinave janë kooperativa të krijuara për t’iu ofruar punë banorëve të Riaces dhe emigrantëve. /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.