Hapen aplikimet për Shkollën Europiane 2018

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Shkolla Europiane hap dyert sërish, nga data 22 deri më 26 tetor, për studiuesit e rinj, përfaqësuesit e administratës publike, OShC-ve, medias, biznesit dhe grupeve të tjera të interesit në Shqipëri.

Kursi 5-ditor, synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur të të gjitha fushave, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë fton të gjithë të interesuarit që të dërgojnë brenda datës 05.10.2018, një CV, një letër motivimi dhe një ese të shkurtër mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, përmes postës elektronike në adresën [email protected]

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.