Foto/ Të rinjtë informohen për bursat ERASMUS+

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Në këndin e Bashkimit Europian pranë Bashkisë Lushnje u organizua sot aktiviteti informues me maturantët e këtij qyteti në lidhje me bursat e ERASMUS+.

Aktiviteti u organizua në ambientet e sallës të këshillit bashkiak, ku të rinjtë u njohën mbi mënyrën e aplikimit dhe përfitimet nga programi ERASMUS+.

Programi Erasmus+ është një program i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe përfshin elementë të bashkëpunimit të universiteteve jo vetëm në kontinentin Europian por edhe më gjerë.

Kriteret e përzgjedhjes më shumë fokusohen tek perfomanca akademike dhe niveli i njohjes së gjuhës angleze.

Për të zhvilluar programin në Universitet europiane të përzgjedhura studentët nuk paguajnë tarifë. Studentët marrin mbështetje financiare nga Bashkimi Europian prej mesatarisht 800 euro në muaj, nuk paguajnë tarifë studimi në universitet pritëse, ndërsa BE paguan edhe kostot e udhëtimit.

Guida e programit Erasmus + për vitin 2018 është publikuar në faqen e internetit  të Komisionit Europian. Institucionet e Arsimit të Lartë mund të aplikojnë në katër komponentë të programit Erasmus +: Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët masterat e përbashkët, forcimin e kapaciteteve në arsimin e lartë dhe Jean Monnet.

Programi ERASMUS ka filluar në vitin 2014.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.