Foto/ Parku japonez, një pol i ri gjelbërimi në Korçë

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Parku japonez në Korçë po merr formë, ndërsa pranë këtij parku po ndërtohet edhe kopshti i parë urban në Shqipëri.

Puna po vazhdon dhe 15,000 m2 rrëzë kodrave të qytetit do të kthehen në një hapësirë dekorative dhe të dashur për qytetarët.

Falë këtij projekti, 27 “kopshte komunitare” do të shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.

Përvec pasqyrave të ujit, urave, bimësisë japoneze dhe detajeve të tjera tipike, pranë këtij parku po ndërtohet kopshti i parë urban në Shqipëri.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.