FOTO/Arsimi profesional, qasja e duhur për zhvillimin e bujqësisë 

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Fokusi jonë drejt arsimit profesional, sipas kërkesës së tregut, është qasja e duhur për zhvillimin e sektorit rural në Shqipëri.

Kështu shprehet ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, duke marrë shkas nga vizita që zhvilloi në shkollën profesionale bujqësore “Klessheim” në Salzburg, Austri.

Peleshi ka zgjedhur të publikojë foto dhe të ndajë eksperiencën e Sarës dhe shokëve te saj, të cilët kanë zgjedhur me dëshirë të mësojnë profesionin e fermerit.

“Këtu është çelësi i suksesit të bujqësisë në Austri dhe vendet e tjera të zhvilluara”, shprehet ministri Peleshi. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.