Shoqatat shqiptare në SHBA, rol të çmuar në ruajtjen e traditave kombëtare

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot rolin dhe kontributin e shoqatave shqiptare në SHBA në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare.

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim të përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA.

Ai vlerësoi rolin e tyre në forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA.

Po ashtu, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të përzemërt me Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të New York-ut.

Meta vlerësoi figurën e Gjonajt si përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në SHBA.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.