Shkodër, jetonte në kushte të vështira strehohet në Shtëpinë e të Moshuarve

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ – Nënë Haxhirja jetonte në kushte të vështira pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, ndërsa tashmë është banorja më e re e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.

Në kuadër të ditës botërore të të moshuarve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë historinë e nënë Haxhires që jetonte e vetmuar dhe pa përkrahje ndërsa strukturat e posaçme të Shërbimit Social ofruan ndihmën e menjëhershme për të. Ky nuk është rasti i parë ku të moshuarit e vetmuar ndihmohen nga strukturat shtetërore, duke i siguruar atyre strehim dhe jetesë të qetë.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.