SHKUP – Zaev: Besoj në miratimin popullor të marrëveshjes për emrin

SHKUP, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Referendumi i Maqedonisë për marrëveshjen me emrin me Greqinë do të sigurojë vullnetin konkret dhe të qartë të qytetarëve ndaj politikanëve, parlamentit dhe çdokujt për ta zbatuar atë”, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev pasi votoi në qytetin e tij të lindjes, Strumicë, në jug të vendit.

Ky referendum, që është hap i rëndësishëm për Maqedoninë për të hequr bllokadën e Athinës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, filloi sot në orën lokale, 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

“Besoj se një mazhorancë e dukshme qytetarësh do të jetë në favor të marrëveshjes me Greqinë, sepse më shumë se 80% e tyre janë për Bashkimin Europian dhe NATO-n”, theksoi Zaev./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.