HAPËSIRË – NASA: Në 2020 nisim një helikopter në Mars

UASHINGTON, 30 shtator /ATSH/ – Një helikopter i vogël do të ndërmarrë fluturimin drejt Marsit në vitin 2020.

”Ai është planifikuar të niset në korrik 2020 për të mbërritur në Mars në shkurt 2021”, sipas gazetës italiane ”Il Foglio”.

”Qëllimi i kësaj nisme është kërkimi për gjurmë të mundshme të jetës”, theksoi NASA.

Droni është një demonstrues teknologjik. Ndërsa “shoku i tij i udhëtimit”, një robot i vogël, do të kryejë sondazhe gjeologjike.

Në fakt është një fluturim eksperimental për të mbledhur të dhëna që mund të lejojnë misionet më ambicioze në të ardhmen.

”Mars helicopter” është rezultat i më shumë se katër viteve studimesh dhe projektesh teknike amerikane në ”Propulsion Laboratory Jet” të NASA-s  dhe peshon rreth dy kilogramë, gjerësia e tij është 10 centimetra dhe është i pajisur me dy rrota me minihelika  që lëvizin me 3 000 giro në minutë, rreth 10 herë më shpejt sesa helikopterët e zakonshëm./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.