“Smallfoot”, animacioni-komedi në 3D mirëpret fëmijët në “Imperial”

TIRANË,29 shtator /ATSH/ – Një Yeti është i bindur se krijesat njerëzore janë thjesht një mit. Ai nuk ka parë kurrë njerëz, ndaj për të është e vështirë të besojë se ekzistojnë vërtet.

Kjo është historia e “Smallfoot”, animacionit-komedi që nis projeksionet këtë fundjavë në variantin 3D në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”, një prodhim i “Warner Bross” që nis projeksionet në kinematë shqiptare paralel me të gjitha kinematë në botë.

“Këmbëvogli” vjen me zërat e aktorëve Danny DeVito, Channing Tatum dhe Zendaya, ndërsa disa fakte interesante rreth këtij filmi: Për Channing Tatum, ky është filmi i katërt i animuar; për aktorin Danny DeVito i treti; ndërsa për artisten e re Zendaya, ky është filmi i dytë për fëmijë që dublon./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.