Qytetarja nga Pogradeci: Si më larguan nga puna kur Bashkia filloi të drejtohej nga PD

TIRANE, 29 shtator/ATSH/- Natasha një zonjë nga Pogradeci u pezullua nga puna gjatë kohës që ishte me lejë të zakonshme kur Bashkia e Pogradecit filloi të drejtohej nga Partia Demokratike në vitin 2015. Pas kësaj padrejtësie, Natasha iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ajo u rikthye në punë.

“Kam qenë në punë për shumë vite dhe për pak dal në pension. Në 2015 bashkinë e Pogradecit e mori e djathta dhe mua më pezulluan nga puna. Në atë moment unë isha me leje të zakonshme që me kod pune dhe me ligj, kur je me leje të zakonshme nuk pezullohesh. U ndjeva shume e revoltuar por megjithatë unë nuk u tregova pesimiste pavarësisht se për disa vjet dal në pension pleqërie. Dhe thashë pse të mos shkruaj edhe unë në portalin për bashkëqeverisjen në platformën “shqiperiaqeduam.al”. Kontaktova dhe mu kthye përgjigja në emalin tim personal. Si rrjedhojë e negociatave me Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe me zyrën vendore të punësimit në Pogradec unë sot aktualisht jam e punësuar. Kjo fale portalit të bashkë qeverisjes. Kjo falë vizionit të kryeministrit Edi Rama”, u shpreh Natasha gjatë aktivitetit “E gjithë vëmendja për ju”, mbajtur sot në Korçë.

Ndërkohë kreu i qeverisë duke  ftoi Natashën nga Pogradeci të bëhej anëtare e Partisë Socialiste.

“Ne kemi dhe fushatën e anëtarësimit në parti. Nuk e kemi vetëm për të rinjtë por edhe per njerëzit energjik si ju dhe ti je fiks për t’u anëtarësuar në partinë tonë për energjinë që ke”, tha Rama. /o.l/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.