OSHEE, sportele edhe ditën e dielë për pagesat e faturave të energjisë elektrike

91

TIRANË,29 shtator /ATSH- I. Vata/ – OSHEE, do të hap sportele për abonentët e energjisë elektrike dhe Kujdesit ndaj Klientit nga ora 08:00 deri ne 18:00 edhe ditën e dielë.

OSHEE  shprehet se “duke qenë se janë ditët e pagesave së faturave të energjisë elektrike, OSHEE ju vjen në ndihmë duke hapur sportelet e Arkave dhe Kujdesit ndaj Klientit nga ora 08:00 deri ne 18:00 edhe ditën e dielë, datë 30 Shtator”.

“Ky vendim u jep mundësi abonentëve të bëjnë pagesat në kohë, duke evituar kamatëvonesat ose ndërprerjen e energjisë.Përveç arkave, hapur do te jenë edhe sportelet e specialistëve të Kujdesit ndaj Klientit, për çdo shërbim të nevojshëm, për raste të rilidhjes së energjisë elektrike, etj”, shprehet OSHEE.

Po ashtu, OSHEE vë në dispozicion numrin fiks të shërbimit 04 227 4141 për çdo informacion të mundshëm. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.