MJEKËSI – Reaksioni zinxhir gjenetik që shfaros mushkonjat

ROMË, 29 shtator /ATSH-ANSA/ – Një reaksion zinxhir gjenetik ka arritur për herë të parë në botë që të shkatërrojë popullatat e tërë të mushkonjave që transmetojnë malarjen, sipas eksperimentit të botuar në revistën ”Nature Biotechnology”, që u zhvillua në Britani nga Andrea Crisanti i Kolegjit Imperial të Londrës.

Në analizat e kryera në kafaze në laborator, një popullsi e llojit të mushkonjave anofele, u reduktua në zero gjatë brezave prej 7-11 gjeneratash, pas modifikimit të gjenit për të bllokuar kapacitetin riprodhues të femrave.

Testet e para në shkallë të gjerë, por gjithnjë në hapësira të mbyllura, mund të bëhen në Itali, në laboratorin e projektit “Malaria e synuar” e fondacionit Bill & Melinda Gates.

“Është një punë e shkëlqyer që tregon për herë të parë se si duke përdorur një zgjidhje gjenetike, ju mund të kontrolloni specie të dëmshme për njerëzit. Për herë të parë kjo teknologji i ofron njeriut mundësinë e luftimit të insekteve të dëmshme’’, theksoi Andrea Crisanti.

“Tani ne kemi identifikuar gjenin e ADN-së së mushkonjës që na lejon për të bllokuar kapacitetin riprodhues të femrave’’, shtoi ai.

“Këto rezultate të hershme tregojnë se teknologjia e gjeneve funksionon duke ofruar shpresë në luftën kundër sëmundjes. Ende ka shumë punë për të bërë për të testuar teknologjinë në studime laboratorike më të gjera”, tha Kristanti./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.