Merr formë rruga e re Gjirokastër-Lazarat, nis shtrimi me asfalt

https://www.facebook.com/448230332238248/videos/335769773848368/

TIRANË,29 shtator /ATSH- I. Vata/ – Punimet  për rehabilitimin e rrugës,  Gjirokastër-Lazarat janë drejtë përfundimit, në orët e vona të natës u hedh shtresa e dytë e asfaltit.

“Puna për asfaltimin e rrugës Gjirokastër Lazarat ka vijuar për gjatë gjithë natës për t’u shtruar me asfalt”, shprehet Autoriteti Rrugor Shqiptar

Punimet për rehabilitimin e rrugës Gjirokastër-Lazarat drejtë përfundimit, Investimi i cili kap vlerën e rreth 1 milion eurove.

Punimet nisën në fillim të muajit shtator, si pjesë e projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me përformancë të akseve rrugore.

Investimi krijon lehtësi të madhe për fluksin e trafikut në këtë aks që lidh Gjirokastrën me autostradën drejt Kakavijës. Pjesë e rikonstruksionit është edhe ura mbi Përroin e Gjokanës, si dhe sinjalistika horizontale e vertikale sipas parametrave bashkëkohore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.