Librazhd, inagurohet ambulanca e re e zonës

124

TIRANË, 29 shtator/ATSH Bashkia e Librazhdit në bashkëpunim me Ambasadën e Kuvajtit inaguruan sot investimin e shumëkërkuar nga banorët e kësaj zone për ambulancën e re.

Bashkia Librazhd thotë se në Semës bashkë me partnerët e Ambasadës së Kuvajtit,arritëm të realizonim një investim shumë të kërkuar nga banorët për një ambulancë të re.

“Ndërtimi i kësaj ambulance do rrisë më shumë cilësinë e shërbimit pasi objekti vjetër ishte krejtësisht i amortizuar”, thotë bashkia e Librazhdit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.