Korçë, verifikim ankesave për abuzime me biznesin

TIRANË, 29 shtator/ATSH- E pranishme në Korçë, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato zhvilloi një takim me sipërmarrësit e zonës. Gjatë këtij takimi, u ngritën probleme për të cilat ministrja Qato premtoi se do të merren masa të menjëhershme për verifikimin e tyre në mënyrë të tillë që sipërmarrja të punojë e qetë, me objektivin e vetëm që të rrisin investimet e tyre dhe numrin e të punësuarve në vend.

“Asnjë biznes i ligjshëm nuk mund të shqetësohet nga aktet abuzive dhe burokracia e administratës publike në përballje me ta. Të shumta janë rastet e zgjidhura me sukses dhe në bashkëpunim me ju shumë të tjera do zgjidhen”, tha Ministrja Qato. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.