HAGË – Holanda ndalon përdorimin e celularit gjatë ecjes me biçikletë

HAGË, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të biçikletës së shpejti do të jetë i ndaluar në Holandë, ku është e zakonshme të shohësh çiklistë duke biseduar me orë të tëra me celular, një praktikë e cilësuar shumë e rrezikshme pas një rritje të konsiderueshme të aksidenteve.

”Është i ndaluar përdorimi i aparateve celular gjatë drejtimit të çdo mjeti (përfshirë biçikletat)”, deklaron qeveria në një tekst të publikuar.

Projektligji pritet të miratohet nga Dhoma e Ulët dhe do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2019.

Në Holandë, një gjobë prej 230 euro zbatohet për drejtuesit e automjeteve që përdorin celularin pa handsfree ose të kufjeve me bluetooth. Me këtë propozim të ligjit, qeveria kërkon ndalimin e përdorimit të celularëve në biçikleta.

‘’Përdorimi i celularit është po aq i rrezikshëm gjatë drejtimit të biçikletës sa te të gjitha llojet e tjera të mjeteve të transportit’’, njoftoi ministrja holandeze e Infrastrukturës, Cora van Nieuwenhuizen./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.