Evidentohen 3 raste zjarrvënie në Durrës, procedohen autorët

TIRANË,29 shtator /ATSH/ – Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ka ndërmarr një Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve në pyje – kullota, evidentimin e autorëve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së tyre.

Në një intervistë për mediat lokale, Shefi i Sektorit për Rendin dhe Policimin në Komunitet K/ Komisar Asllan Shytaj në fjalën e tij, evidentoi se :

Gjatë javës së fundit të muajit shtator ka një shtim të numrit të rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme dhe të pa qëllimshme dhe si rezultat I kësaj, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bazuar edhe në planin e masave të hartuara në muajin janar të këtij viti ka bërë një hartim plan masash shtesë ku ka marrë një sërë masash për parandalimin dhe goditjen e autorëve të këtyre zjarrvënieve.

Gjatë kësaj jave janë evidentuar 3 raste zjarrëvëniet nga pakujdesia, të cilët janë proceduar penalisht autorët e këtyre zjarreve.

Kemi një rast në Sukth ku janë djegur disa kavaleta dhe janë rrezikuar djegia e banesave
Nga masat mjaft efektive të shërbimit zjarrfikës dhe Shërbimit të policisë është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Kemi një rast në fshatin Murqinë, Bashkia Krujë ku si rezultat i një zjarrëvënie nga pakujdesia nga një banorë i zonës është dëmtuar linja hekurudhore.

Ndërsa një rast tjetër e kemi në Njësinë Administrative Gjepalaj ku janë djegur një sipërfaqe kullotash.

Në të tre rastet personat janë procedurat penalisht dhe janë në hetim për nenin 151 të Kodit Penal për shkatërrim të pronës me zjarr nga pakujdesia.

Dhe nga ana e Strukturave të Drejtorisë së Policisë Vendore në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave në Prefekturë, në bashkëpunim me Njësitë Administrative dhe Inspektoratin e Mjediseve të pyjeve po marrim gjithë masat duke kaluar të gjithë në terren për të kontaktuar me njerëz, për ti porositur që të jenë të kujdesshëm me zjarrëvëniet sidomos nga pakujdesia sepse rastet më të mëdhaja të kësaj i kemi në toka bujqësore dhe në kullota ku ka pasur një numër jo I pakët vatra zjarri, të cilat janë shuar menjëherë nga shërbimet tona.

Inspektorët e Policisë në zonë kanë marrë detyra për të takuar në zonë edhe së bashku me agjentë të policisë kriminale për të bërë të mundur që të sensibilizohen njerëzit por ka edhe drejtues policie të angazhuar në këtë drejtim për të sensibilizuar edhe banorët e zonave kryesisht ato që kanë në pronësi toka, toka bujqësore , kullota dhe toka blegtorale dhe për të bërë të mundur që të mos kemi zjarre, të cilat nganjëherë janë nga pakujdesia por dalin jashtë kontrollit dhe dëmet janë me pasoja tepër të mëdha.

Ne ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të bashkëpunojnë me ne dhe të na ofrojnë ndihmë duke telefonuar në çdo kohë për çdo zjarr të vogël apo të madh qoftë tek numri 112 apo 129 i Policisë pa pagesë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.