Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri 2017, tashmë online

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ – Bibliografinë e përkthimeve në Shqipëri 2017 ,tashmë vjen online nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, 29 – 30 shtator.

Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri në vitin 2017 përmban 617 tituj dhe përbën një ndihmesë të madhe për studiues, përkthyes dhe lexues. Shqipëria si vend anëtar i UNESCO-s, prej vitit 1969, kontribuon në Index Translationum me bibliografinë e botimeve të përkthyera brenda kufijve të saj shtetërorë.

Index Translationum është Bibliografia ndërkombëtare e përkthimeve dhe përfshin katalogun bibliografik të botimeve të përkthyera në afro 190 vende të botës. Çdo përkthim që botohet në një vend citohet në këtë bibliografi, e cila përgatitet nga baza e të dhënave elektronike të çdo vendi anëtar të Index Translationum. Bashkëpunimi ndërkombëtar e bën Index Translationum një veprimtari unike në botë./a.a/ /a.g/

(http://www.bksh.al/ebibliografi/unesko/UNESCO2017.pdf

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.