VJENË – Salvini: Berlini bën rolin e të shurdhrit për çështjen migratore

97

VJENË, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Italia nuk është ende e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje me Berlinin për çështjen migratore, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini duke theksuar se topi gjendej aktualisht në fushën gjermane.

“Nuk firmos asgjë, derisa Gjermania të mos bëjë rolin e të shurdhrit dhe të mos përballet me të gjitha kërkesat tona’’, theksoi Salvini për gazetën austriake ”Die Presse”.

Sipas marëveshjes, një numër i barabartë i emigrantëve të shpëtuar nga Mesdheu do të dërgoheshin direkt nga Italia në Gjermani.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer po përpiqet të arrijë një pakt me Italinë si një veprim simbolik kundër migracionit.

Salvini përsëriti se marrëveshja e migrantëve duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë që përfshin ndryshimet në rregullat e refugjatëve në BE,  dhe Italia gjithashtu kërkon rregulla të reja edhe për anijet që shpëtojnë emigrantët./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.