UKT, riparon defektin në rrugën “Kongresi i Manastirit”

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i shërbejnë qytetarëve në mënyrën më korrekte, për çdo problematikë që krijohet.

“Ditën e sotme, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me stafin e DPN 3 e Punëtorëve të Qytetit, bashkia Tiranë, zgjidhëm me urgjencë problematikën e krijuar në rrjetin e kanalizimeve pranë Kopshtit të fëmijëve nr. 22 në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Jemi të vendosur duke punuar çdo ditë për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të kryeqytetit”, shprehet UKT. /m.z/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.