Shqipëria, tregu i së ardhmes: Gara e sipërmarrjeve në vendin e inovacionit

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ – Kompania italiane, “Consulcesi Group” që po bën disa vite që operon në Shqipëri, duke sjellë në vendin tonë investime, punësim dhe profesionalizëm në një komunikatë të lëshuar nga zyra e saj për shtyp e cilëson rritjen e fuqishme ekonomike si “Mrekullia shqiptare” dhe ia atribuon këtë gjë zgjedhjeve politike të zgjuara të Kryeministrit Edi Rama.

“Mrekullia shqiptare është fryt i zgjedhjeve politike të Edi Ramës, jemi në krye të një rrjeti të ri sipërmarrjesh ndërkombëtare”, shkruan “Consulcesi”.

Shqipëria është një tokë e premtuar për sipërmarrjet që kërkojnë të ndërkombëtarizohen dhe mundësitë e reja për biznes, në një kontekst politik që nxit rritjen dhe zhvillimin, duke regjistruar shifra rekord edhe në eksportet. Në fakt, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Harvardit, falë një rritje ekonomike të fortë prej 4.2%, Shqipëria pritet të arrijë nivelet e Gjermanisë për sa i përket të ardhurave. Kohët e errëta të krizës tani i kanë lënë vendin një kombi që është terren pjellor për investitorët nga e gjithë bota. Burime natyrore, thjeshtësim i burokracive dhe kultura për sipërmarrje e bëjnë “Vendin e Shqiponjave” një prej më tërheqësit prë sipërmarrjet me nivel të lartë të mbi njohuritë teknologjike.

Italia ka qenë gjithnjë, për shkak të afërsive gjuhësore dhe kulturore, një partner i privilegjuar për Shqipërinë, dhe “Consulcesi Group”, një rrjet ndërkombëtar i specializuar në mbikëqyrjen e profesionistëve të shëndetësisë, që prej vitesh është i pranishëm në vend tani kërkon të përforcojë edhe më shumë aktivitetet e tij nëpërmjet “Consulcesi Tech”, një divizion i teknologjisë së lartë i specializuar për zgjidhje inovative në lidhje me “Blockchain”.

“Tirana është simboli i Shqipërisë së re, një komb i ri dhe i harruar që ka ditur të ndezë një mekanizëm virtuoz të zhvillimin që në nivel ndërkombëtar quhet ‘mrekullia shqiptare’. të gjitha këto falë zgjedhjeve politike të kryeministrit të saj, Edi Rama”, shpjegon Massimo Tortorella, presidenti i “Consulcesi Group”.

Në fakt, rritja e borxhit publik për të angazhuar politika ekonomike virtuoze është në qendër të debatit politik edhe në Itali, në veçanti pas miratimit nga qeveria të shënimit për përditësim të Dokumentit të Ekonomisë dhe Financës (DEF).

“Sot, më shumë se kurrë, jemi të bindur se jemi në vendin e duhur për të çuar para mundësitë për biznes që janë të paimagjinueshme diku tjetër”, thekson Massimo Tortorella.

“Hapi i radhës është ai që të bëjmë të lulëzojë në Shqipëri njohuria teknologjike e lidhur me revolucionin dixhital Blockchain, që kemi arritur ta maturojmë falë eksperiencës së Consulcesi Tech. Në fakt, objektivi jonë është që të jemi në krye të një rrjeti të ri ndërkombëtar sipërmarrjesh inovative që nuk sjellin vetëm investime të reja, por mbi të gjitha ide të reja dhe profesionalizëm”, përfundon presidenti i “Consulcesi Group”, në një komunikatë të publikuar nga zyra për shtyp e kësaj kompanie. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.