SHBA – Sulmohen 50 milionë llogari në Facebook

SAN FRANCISCO, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Facebook njoftoi sot për një cënim në aspektin e sigurisë ku janë përfshirë rreth 50 milionë llogari, duke i mundësuar hakerave për të marrë kontrollin e llogarive të përdoruesve.

”Ekipet e rrjetit social zbuluan një probleme në planin e sigurisë që ka prekur rreth 50 milionë llogari. Këtë sulm po e hetojmë me shumë seriozitet’’, shkruan grupi në një deklaratë, duke shtuar se janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.

Kompania tha se sulmuesit ishin në gjendje të shfrytëzonin një cenueshmëri në një tipar të njohur si ”View AS” (Shikoni si) për të fituar kontrollin e llogarive të përdoruesve.

”Privatësia dhe siguria e përdoruesve janë tepër të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ndodhi”, e përfundon deklaratën grupi./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.