Nis inventarizimi kombëtar i pyjeve dhe kullotave

TIRANË, 28 shtator / ATSH / – Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vazhdojnë punën në terren për mbledhjen e të dhënave, në kuadër të Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, me qëllim marrjen e një informacioni sa më real dhe përfaqësues. Pikat që po monitorohen janë përzgjedhur në mënyrë rastësore duke marrë parasysh koordinatat X e Y, lartësinë mbi nivelin e detit dhe pjerrësinë.

“Kjo përzgjedhje rastësore, të jep mundësinë e marrjes së informacionit real, por në të njëjtën kohë ka përballur stafin e specialistëve në terren me të papritura e vështirësi të ndryshme”, thonë specialistët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kjo ekspeditë specialistësh në terren, do të bëjë të mundur njohjen reale të gjendjes së pyjeve në rang kombëtar. /n.lena/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.