Në kryeqytetin francez çelet “Shtëpia e Shqipërisë”

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Për herë të parë në kryeqytetin francez çelet “Shtëpia e Shqipërisë”, një institucion tërësisht në shërbim të njohjes dhe përhapjes së vlerave kombëtare. Ceremonia e çeljes u mbajt në Paris në prani të dhjetëra personaliteteve të kulturës dhe komunitetit shqiptar që jeton në Francë. Mes të pranishmëve nderonte pjesëmarrja e ambasadorit shqiptar Dritan Tola dhe punonjës të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Kjo është një iniciativë e intelektualëve shqiptarë që jetojnë prej dekadash në Francë, Gjergji Themeli, Armanda Gegprifti, Zamir Mati, Agron Hasku.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.