Lezhë, bashkia fushatë sensibilizuese për të drejtën e informimit

TIRANË, 28 shtator /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Lezhë ka filluar fushatën e ndërgjegjësimit të qytetarëve në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës së Informimit “28 Shtator”.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës së Informimit, 28 Shtator”, bashkia Lezhë, përmes Koordinatorit të së Drejtës për Informim do të fillojë takime dhe aktivitete ndërgjegjësuese për informimin publik”, shprehet bashkia.

Po ashtu, bashkia Lezhë thekson se “qëllimi i fushatave sensibilizuese është njohja e banorëve të bashkisë sonë me ligjin “Për të Drejtën e Informimit”, si një e drejtë themelore e tyre dhe ndikimi pozitiv në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen publike”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.