GJERMANI – Merkel: Fatura e skandalit të motorëve të trukuar dizel nuk duhet të rëndojë mbi blerësin

FRANKFURT, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Angela Merkel deklaroi se drejtuesit gjermanë të automjeteve nuk duhet të paguajnë për riparimin e makinave të tyre të vjetra dizel me nivel më të lartë ndotës, seç është deklaruar, ndërsa qeveria dhe prodhuesit vijojnë përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështje delikate.

”Zgjidhja më e mirë është zëvendësimi i makinave të vjetra me modele të reja me anë të pagesave me këste për blerjen e tyre”, deklaroi kancelarja.

”Por përveç kësaj, ne duhet t’u hapim rrugën riparimeve në pjesë të caktuara të makinave, dhe për rastin konkret mendoj se duhet të jenë falas për klientin’’, përfundoi ajo./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.