FOTO/ Shqipëria si destinacion europian tërheq mediet franceze

TIRANË,28 shtator /ATSH/ – Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit IFTM Top Resa, në Paris po tërheq një vëmendje të madhe nga vizitorët e huaj pasi vendi ynë tashmë është kthyer në një destinacion europian mjaft tërheqës i cili ofron një turizëm shumë vjetor dhe ka mjaft asete për eksplorim.

Interesim i lartë është nga vizitorët, mediat franceze e blogera të ndryshëm udhëtimesh të cilët kërkojnë të dinë më shumë për vendin tonë dhe të informohen me materialet informuese të cilat janë në dispozicion për çdo vizitorë në stendën e Shqipërisë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me 11 operatorë turistikë, të cilët operojnë me tregun francez janë të pranishëm në këtë panair të rëndësishëm.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit që ka nisur të zhvillohet në Paris nga 25 shtatori ka patur interesim që ditën e parë pasi stafi i AKT u shpërndau vizitorëve të ndryshëm suvenirë dhe materiale promocionale të Shqipërisë Turistike në gjuhën franceze.

Gjithashtu një interes është shprehur për të ndihmuar në marketimin sa më të mirë të brendit të Shqipërisë turistike në Francë./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.