BRUKSEL – Barnier: Nuk do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme të Komisionit Europian

BRUKSEL, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Francezi Michel Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit njoftoi sot se nuk do të paraqiste kandidaturën e tij nën sloganin e PPE-së (e djathta) për presidencën e ardhshme të Komisionit Europian.

Në një postim në Twitter, ai shkruante se kishte marrë mendim për të mos paraqitur kandidaturën e tij në kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE) në Helsinki, më 7 dhe 8 nëntorin e ardhshëm.

”Është detyra dhe përgjegjësia ime për të vijuar deri në fund negociatat për Brexit”, shtoi negociatori europian./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.