Ambasadorja Schütz: Shqipëria, hapa të rëndësishëm për integrimin

Ambasadorja Schütz: Shqipëria, hapa të rëndësishëm për integrimin

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare konfirmoi faktin se Gjermania është e angazhuar në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Integrimit në familjen europiane.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 28 Shtator 2018

TIRANË, 24 shtator/ATSH- A. Fortuzi/- Gjermania vijon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj në untegrimin në Bashkimin Europian. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare konfirmoi faktin se Gjermania është e angazhuar në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Integrimit në familjen europiane.

“Në fakt edhe ministri Federal i Punëve të Jashtme, zoti Maas e bëri të qartë gjatë vizitës në Tiranë se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.

Na vazhdojmë të mbetemi të angazhuar fort sa i takon perspektivës së vendit tuaj në Bashkimin Europian. Me Reformën në Drejtësi, Shqipëria ka bërë një hap tejet të rëndësishëm. Vetingu është një proces me rëndësi kyçe sa i takon zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Shpresoj shumë të bëhen hapa të tjera sa i takon kushteve të tjera, si lufta ndaj korrupsionit apo krimit të organizuar në mënyrë që të mund të bindim dhe ata skeptikë që mund të ketë brenda BE-së që vitin e ardhshëm të mund të hapim negociatat me BE-në”, – tha ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.