SLLOVAKI – Arrestohen të dyshuarit e vrasjes se gazetarit Jan Kuciak

SLLOVAKI, 27 shtator /ATSH-ANSA/ – Policia sllovake ka arrestuar tetë të dyshuar për vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të së dashurës së tij, Martina Kusnirova, një rast që marsin e kaluar çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

Kryeministri Peter Pellegrini u shpreh në Facebook shumë i lumtur për marrjen e lajmit për arrestimet.

Gazetari Kuçak dhe Kusnirova u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre më 21 shkurt.

Autoritetet sllovake e konsiderojnë vrasjen të lidhur me punën i Kuciak, i cili hetoi lidhjet e dyshuara midis politikës dhe rrjetit mafioz italian ‘’Ndrangheta’’.

Për momentin po bëhen kontrolle në shtëpitë e të dyshuarve./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.