Policia, “luftë” shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave

Policia, "luftë" shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave

Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 27 Shtator 2018

TIRANË, 24 shtator/ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive në afërsi të shkollave për ndalimin e personave me rrezikshmëri shoqërore, apo që shpërndajnë lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet “Shigjeta”, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi: Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi: M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.