PEKIN – Pompeo: Takimi i dytë Trump-Kim ndoshta në tetor

PEKIN, 27 shtator /ATSH-ANSA/ – Samiti i dytë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të mbahet në tetor, tha në një intervistë për CBS, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

”Pompeo do të udhëtojë në Phenian, pa shpenzuar shumë kohë, për të hedhur themelet për takimin e ri”, theksuan burime nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Ne duam të sigurohemi se kemi kushtet e duhura për të qenë të suksesshëm për të dy udhëheqësit”, shtoi Pompeo./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.