OKB – Maduro: I gatshëm të takohem me Donald Trump

NJU JORK, 27 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti venezuelas, Nikolas Maduro deklaroi se ishte i gatshëm të takohej me presidentin e SHBA-së,  Donald Trump.

Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ai shtoi se ky takim mund të bëhet pavarësisht ndryshimeve të mëdha historike, ideologjike dhe sociale me dy vendeve.

“Jam gati të flas me një axhendë të hapur për çdo gjë që mund të dëshirojë të flasim hapur, sinqerisht dhe ndershmërisht”, vazhdoi Maduro.

Oferta e tij erdhi pasi Maduro akuzoi SHBA për nisjen e “sulmeve të vazhdueshme ndaj kombit tonë”./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.