OKB – Lavrov: Sanksionet nuk duhet të jenë një ndëshkim kolektiv kundër Phenianit

NJU-JORK, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Sanksionet ndërkombëtare që i janë imponuar Koresë së Veriut për ta detyruar që të ndërpresë progremet e saj për armatim bërthamor dhe balistik nuk duhet të transformohen në ndëshkim kolektiv, deklaroi sot shefi rus i diplomacisë, Serge Lavrov.

Gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të drejtuar nga homologu i tij amerikan, Mike Pompeo, ministri rus i Punëve të Jashtme shprehu gjithashtu keqardhje që “Këshilli i Sigurimit, për shkak të një pozicioni strikt të SHBA-së, nuk po e shoqëron me shenja pozitive evoluimin e kësaj krize”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.