OKB- Ivanov i bën thirrje maqedonasve të bojkotojnë referendumin për emrin

NJU-JORK, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov i bëri thirrje sot nga selia e OKB-së qytetarëve të tij që të mos votojnë gjatë referendumit të dielën mbi ndryshimin e emrit të vendit të tij, që ai e cilëson si “vetvrasje historike”.

“Si qytetar, kam marr vendimin, që më 30 shtator, të mos shkoj të votoj”, deklaroi ai gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Dhe jam i bindur që ju, qytetarët tanë, do të merrni gjithashtu këtë vendim të mençur”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.