Lezhë, konkurs për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Më 2 Mars 2019, në sheshin kryesor të Lezhës do të vendoset busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Skulptorë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora paraqitën modelet e tyre në konkursin përzgjedhës, ndërsa fituesi do të shpallet më 1 tetor.

“Lezha e ka merituar ndër vite ndërtimin e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, ndaj ndjehem i privilegjuar që po përjetësojmë simbolin e bashkimit të shqiptarëve, figurën e ndritur të kombit tonë në mes të qytetit të Besëlidhjes”, – u shpreh kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Bashkia Lezhë zhvilloi konkursin për përzgjedhjen e modelit më të mirë për realizimin e shtatores monumentale prej bronzi të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.