GJERMANI – Vizita e Erdoganit blindon Berlinin

131

BERLIN, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Berlini është blinduar nga forcat e sigurisë në ”Tegel Airport”, ku presidenti turk Recep Tajip Erdogan, ndodhet për një vizitë delikate shtetërore, theksuan autoritetet gjermane.

Pas një konflikti me Gjermaninë që ka alarmuar diplomacinë në vitet e fundit dhe ku udhëheqësi turk arriti të akuzonte qeverinë Merkel për metoda naziste dhe nuk ka kërkuar falje për këtë, Erdogani kërkon që me misionin e sotëm të afrohet jo vetëm me Gjermaninë, por edhe me Europën.

Vizita zyrtare fillon nesër me një takim dypalësh me Angela Merkel./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.